
Nis publikimi i rezultateve nga Qendrat Komunale të Numërimit
Zgjedhjet Lokale 2025
October 14, 2025 - 16:30
Ka nisur të publikohen rezultatet nga Qendrat Komunale të Numërimit.
KQZ-ja ka njoftuar se përfshijnë rezultatet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
“Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në QKN, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, bëhet edhe verifikimi i rezultateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, thuhet në njoftim.
Rezultatet mund t’i shihni KETU