Përfundon numërimi i votave për asamble në 23 komuna
Foto: Laura Hasani

Përfundon numërimi i votave për asamble në 23 komuna

Zgjedhjet Lokale 2025 October 14, 2025 - 10:57

Numërimi i votave për Asamble Komunale po shkon drejt fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ky proces është kryer në 23 komuna.

KQZ-ja njofton se tashmë rezultati për Kuvendet Komunale dihet për: Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Fushë-Kosovën, Kamenicën, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Podujevën, Shtimen, Shtërpcën, Suharekën, Vushtrrinë, Zubin Potokun, Malishevën, Junikun, Mamushën, Hanin e Elezit, Graçanicën, Ranillugun, Parteshin, Kllokotin.

Derisa në pjesën tjetër të komunave numërimi i votave po vazhdon ose është afër përfundimit.