
Përfundon numërimi i votave për asamble në Pejë, prin LDK-ja
Zgjedhjet Lokale 2025
October 14, 2025 - 09:03
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i votave për Kuvendin Komunal.
Sipas KQZ-së, atje prin Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka marrë 15 mijë e 415 vota, ose 39,89 për qind.
E dyta është renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 20,87 për qind të votave, ose 8 mijë e 65 vota.
Lëvizja Vetëvendosja është e treta, derisa Partia Demokratike e Kosovës e katërta.