Fillon numërimi i votave për kandidatët për asamble komunale
Foto: Laura Hasani

Fillon numërimi i votave për kandidatët për asamble komunale

Zgjedhjet Lokale 2025 October 13, 2025 - 18:34

Në Qendrën e Numërimit në Prishtinë ka nisur numërimi i votave për kandidatët për asamble komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se sipas ligjit numërimi i këtyre votave bëhet në qendrat komunale.

Ai ka thënë se numërimi i  votave për kandidatët për asamble ka nisur pasdite edhe në komunat tjera, kurse në tri komuna ka filluar në mesditë.

“Votat e kandidatëve për asamble komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit, proces i cili realizohet përmes ekipeve të numërimit. Në këto qendra do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve  të formularëve të plotësuar në

Image

vendvotime. Ky proces ka filluar në tri komuna  në ora 12:00 dh në Prishtinë edhe komunat tjera ka filluar tani “, tha  Elezi.

Image

Në Prishtinë deri tash janë numëruar 94,78 % e votave për subjektet politike për asamble komunale.

LDK është e para me 28,98%, e dyta PDK 22,58% e treta LVV me 21,56%.

Image