
Edhe tri kuti të panumëruara në Prishtinë, si qëndron rezultati?
Zgjedhjet Lokale 2025
October 13, 2025 - 07:59
Në Prishtinë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vetëm edhe tri kuti votimi pa numëruar.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, deri më tani vendin e parë e zë Përparim Rama nga LDK-ja, me 34 mijë e 752 vota, ose 33,76%.
Menjëherë pas tij radhitet Hajrulla Çeku i LVV-së me 33,05%, ose 34 mijë e 22 vota.
Uran Ismaili i PDK-së zë vendin e tretë me 28 mijë e 588 vota, ose 27,77% të votave.
Sipas këtyre të dhënave, Rama dhe Çeku shkojnë në balotazh.
