AAK-ja i rifiton komunat e saj, thotë Haradinaj
Zgjedhjet Lokale 2025
October 12, 2025 - 21:07
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, i ka ruajtur komunat që ka udhëhequr deri më tani.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se partia e tij ka rifituar komunat ku ka qenë duke qeverisur si në: Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan dhe Klinë, transmeton Zeri.info.
Ai e cilësoi si fitore historike për AAK-në rezultatin e deritanishëm.
“Aleanca ka shënuar një fitore historike sepse ka rritur numrin e votave. Në Suahrekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan dhe Klinë”, tha Haradinaj, duke shtuar se mudn të shkojnë në balotazh edhe në disa komuna tjera. /Zëri