Ferit Idrizi po i prin garës në Vushtrri
Zgjedhjet Lokale 2025
October 12, 2025 - 20:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani në Vushtrri ka numëruar 22 nga 97 vendvotime sa janë në këtë komunë, shkruan Zeri.info.
Sipas rezultateve të deritanishme, kryetari aktual, Ferit Idrizi i PDK-së është duke i prirë garës.
Ai deri më tani ka arritur që të mbledh 2 mijë e 581 vota apo 43.42 për qind.
Ndërkaq Sylejman Meholli nga Lëvizja Vetëvendosje radhitet në vend të dytë me 1 mijë e 769 vota apo 29.76 për qind.
Në vendin e tretë deri më tani është ish-kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri i LDK-së me 22.76 për qind apo 1 mijë e 353 vota. /Zëri
