Rahovecasi “voton” për Rey Manajn

Rahovecasi “voton” për Rey Manajn

Zgjedhjet Lokale 2025 October 12, 2025 - 15:25

Nën euforinë e fitores së mbrëmshme të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë, një votues nga Rahoveci e ka shtuar në listën e kandidatëve për të votuar edhe emrin e futbollistit Rey Manaj.

Manaj ishte golashënuesi i mbrëmshëm ndaj Serbisë. Ai realizoi golin e fitores në minutën e 46-të të ndeshjes.

Ndryshe, Shqipëria e ka mposhtur Serbinë me rezultat minimal, por me peshë historike në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. /KK

Image