Arian Tahiri thirrje për votim: Mitrovica ka nevojë për secilin qytetar të saj
Foto: Facebook

Arian Tahiri thirrje për votim: Mitrovica ka nevojë për secilin qytetar të saj

Zgjedhjet Lokale 2025 October 12, 2025 - 13:24

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë, shkruan Zeri.info.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të vendosin për të ardhmen e Mitrovicës.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Unë dhe Diana votuam me bindje dhe përgjegjësi për qytetin tonë. Mitrovica ka nevojë për secilin qytetar të saj. Dilni e votoni edhe ju. Së bashku vendosim për të ardhmen. Së bashku vendosim për Mitrovicën.