Votim i pazakontë në Viti: Rekordmeni hedh votën duke e goditur topin me kokë
Zgjedhjet Lokale 2025
October 12, 2025 - 11:23
Zhogluesi i njohur nga Kosova, Agim Agushi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.
Mirëpo, Agushi mori vëmendje për mënyrën më të pazakontë të shfrytëzimit të kësaj të drejte.
Ai hyri në pikën e votimit ku është pjesë dhe e mori fletëvotimin duke zhogluar topin e futbollit me kokë.