Kryeziu nga IDK-ja: Problem deri më tani është votimi i ogranizuar në veri nga Lista Serbe
Foto: Laura Hasani

Kryeziu nga IDK-ja: Problem deri më tani është votimi i ogranizuar në veri nga Lista Serbe

Zgjedhjet Lokale 2025 October 12, 2025 - 10:42

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë procesi deri më tash është i rregull, ku si problem ka përmendur tentimin e votimit të qytetarëve në mënyrë të organizuar në veri nga Lista Serbe.

Ai ka thënë se deri tash dalja nuk është shumë e lartë, përjashto Komunën e Denasit, ku sipas tij vërhet një dinamikë më e lartë.

“Proces i rregull, i mbarë. Normalisht ka disa elemente si p.sh në veri me tendenca për votuar në grup nga Lista Serbe, ndërsa në qytete tjera në Kosovë procesi është i rregullt . Nuk ka internim të madh në këtë orët e mëngjesit, përjashtim bënë Drenasi, ku shihet një demokraci më e gjallë se në qytete tjera, deri tash është një proces i qetë por me një dinamikë të gjallë të votuesve”, ka thënë Kryeziu./teve1