
KQZ-ja tregon mënyrën se si mund ta gjeni vendvotimin
Zgjedhjet Lokale 2025
October 12, 2025 - 07:52
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që para se të shkoni në vendvotim, të kontrollojnë se ku e kanë vendvotimin.
Po ashtu, kanë apeluar që të marrin me vete dokumentet personale si ; letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes.
KQZ-ja ka thënë se kjo procedurë mund të kryhet përmes likut https://qv.kqz-ks.org
“Shkruani datën e lindjes dhe numrin personal – menjëherë shfaqet qendra juaj e votimit!
Mos harroni të merrni me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes”, thuhet në apelin e KQZ-së./Zëri