
Etnik Mustafa kërkon besimin e prishtinasve në zgjedhjet e 12 tetorit
I riu Etnik Mustafa, kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ftuar qytetarët e kryeqytetit që më 12 tetor t’i japin votën për ndryshimin dhe zhvillimin e Prishtinës.
Në një mesazh drejtuar votuesve, Mustafa thekson rëndësinë e kësaj date si moment vendimtar për të ardhmen e qytetit. Ai bën thirrje për mbështetje ndaj kandidatit për kryetar, Përparim Rama, dhe listës së LDK-së, duke theksuar numrat përkatës në fletëvotim:
E verdha për Kryetarin – 113 Përparim Rama
E kaltërta për Asamblenë – 113 LDK + 55 Etnik Mustafa
“Bashkë e ndërtojmë Prishtinën që e duam, qytetin ku secili zë ka rëndësi,” shprehet Mustafa, duke nënvizuar vizionin e tij për një kryeqytet më gjithëpërfshirës dhe më afër qytetarëve.
Me moton #PrishtinaPërtej, Etnik Mustafa synon të përfaqësojë energjinë e brezit të ri në politikë, duke kontribuar në ndërtimin e një Prishtine moderne, të pastër dhe me më shumë mundësi për të rinjtë. /Zëri