Sezona e ngrohjes nis tetë ditë para afatit, Përparim Rama: Furnizimi stabilizohet gradualisht
Foto: Laura Hasani

Sezona e ngrohjes nis tetë ditë para afatit, Përparim Rama: Furnizimi stabilizohet gradualisht

Zgjedhjet Lokale 2025 October 07, 2025 - 19:01

Sezoni i ngrohjes në Prishtinë ka nisur.

Si rezultat i temperaturave të ulëta, këtë vit ngrohja filloi 8 ditë më herët.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar KEK-un dhe Termokosin.

“Faleminderit NP “Termokos” dhe KEK-ut për përgatitjet dhe bashkëpunimin që, tashmë prej vitesh, sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me ngrohje për mbi 25 mijë familje dhe biznese në kryeqytet. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve ndërsa furnizimi stabilizohet gradualisht gjatë orëve të para", ka shkruar Rama.

 

'Së bashku po sigurojmë një Prishtinë më të ngrohtë dhe më të sigurt këtë dimër", përfundoi ai.