
Zgjedhjet e 12 tetorit, nesër afati i fundit për aplikim online për akreditimin e mediave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 7 tetor 2025 përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.
Aplikimi ka nisur më 1 korrik dhe bëhet përmes platformës online në adresën: https://apliko.kqz-ks.org.
Përfaqësuesit e organizatave të ndryshme që duan të akreditojnë vëzhgues duhet të plotësojnë të dhënat e kërkuara dhe të dërgojnë kërkesën përmes platformës.
Pas shqyrtimit të kërkesave, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike do të miratojë ose refuzojë kërkesat dhe do t’i dërgojë kredencialet e qasjes për plotësimin e të dhënave të personave që do të akreditohen.
Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ do të kenë të drejtë të monitorojnë procesin e zgjedhjeve dhe aktivitetet në Qendrat Komunale dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni Zyrën e KQZ-së në e-mail: [email protected] ose në telefon +383 38 200 81 010.