
Tubim masiv i LDK-së në “Kodrën e Trimave”, mbështetje e madhe për Përparim Ramën
Zgjedhjet Lokale 2025
October 06, 2025 - 11:03
“Kodra e Trimave” ia ka rezervuar një pritje masive kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Numër i madh qytetarësh i dhanë mbështetje Ramës për mandatin e dytë në krye të Prishtinës.
Rama i ka falënderuar qytetarët për pritjen.
“Faleminderit Dega I”, shkroi Rama.
E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prishtina po u prin fitoreve të partisë në gjithë Kosovën.
“‘Kodra e Trimave’, Dega e parë, janë me LDK-në, janë me Përparim Ramën, janë me vetë Prishtinën. Kryeqyteti po i prin valës së madhe të fitoreve anembanë. Fitore, asgjë më pak se kaq”, shkroi Abdixhiku.