Hoxha: Ka disa befasi shumë të këndshme në këto zgjedhje

Hoxha: Ka disa befasi shumë të këndshme në këto zgjedhje

Zgjedhjet Lokale 2025 October 06, 2025 - 08:37

Abit Hoxha, ligjërues në universitetin “Agder”, foli për fushatën dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Ai u shpreh se në këto zgjedhje ka befasi, që ai u quajti të këndshme, derisa për fushatë tha se ka edhe kandidatë të tillë që kanë mësuar nga dështimet e së kaluarës.

“Ka disa befasi shumë të këndshme në këto zgjedhje. Kisha dashtë me potencu veçanërisht dy kandidate prej PSD-së, që garon me dy kandidate shumë atraktive për zgjedhje, me Besa Shahinin dhe Natyra Kuçin, kanë sjell një freski në fushata dhe kam shumë shpresë se do të performojnë mirë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

“Ka edhe një mori kandidatësh të cilët nuk e kanë për herë të parë fushatën, kanë mësuar shumë mirë prej herës së parë ose prej dështimeve që i kanë pasur herëve të tjera dhe po planifikojnë edhe fushatë ndryshe, por ka edhe prej atyre të cilët njëmend se sa fshatra ka Prishtina për shembull njëri prej kandidatëve ose nuk i dinë çështjet bazike”, u shpreh tutje ai.