
Rama i reagon Muratit: Ke bllokuar të hyrat vetanake që i paguajnë qytetarët e kryeqytetit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka regjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit për akuzat se për suficit të buxhetit në kryeqytet.
Rama ka akuzuar Muratin për bllokim të hyrave vetanake për komunën.
Ai ka thënë se krejt kjo është bërë për t’i hapur rrugë kandidimit të Harulla Çekut, të cilin poashtu e ka akuzuar për bllokim siç ka thënë ai të projekteve transformuese për Prishtinën.
“Hekuran, i ke bllokuar të hyrat vetanake që i paguajnë qytetarët e kryeqytetit! edhe po flet a?!Me këtë veprim po rrezikon ushqimin e fëmijëve në shkolla, shërbimet emergjente, shëndetësore, transportin publik dhe pagesat për familjet në nevojë.E gjithë kjo për t’ia hapur rrugën kolegut tuaj që ka bllokuar çdo projekt transformues në Prishtinë dhe që në fund doli të kandidojë për Kryeqytetin, të njëjtin qytet që e ka blloku për 4 vjet!Sidoqoftë, le të sqarojmë disa prej të pavërtetave që, ti i the sot për efekt fushate e që janë në kurriz të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama i cili ka përmendur mjetet e bllokuara nga Qeveria.