
Ruzhdi Shehu premton ndërtimin e palestrës së mbyllur në Junik
Zgjedhjet Lokale 2025
October 05, 2025 - 19:15
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, njëhersh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale ka premtuar se do ta ndërtojë palestrën e mbyllur sportive për këtë qytet.
Sipas tij, ky projekt kap vlerën mbi 300,000 euro, raporton Zeri.info.
“Projektin e detajuar tanimë e kemi të gatshëm dhe në mandatin e dytë mbetet vetëm implementimi. Prandaj urime të gjithve palestra sportive e Junikut”, u shpreh Shehu. /Zëri