
Krasniqi: Fuqia e Partisë Demokratike qëndron tek rinia
Zgjedhjet Lokale 2025
October 05, 2025 - 13:09
Partia Demokratike e Kosovës bëri të ditur se në këto zgjedhje po garon me 237 të rinj nën moshën 30 vjeç për kuvendet komunale dhe postet e kryetarëve të komunave.
“Ky angazhim i rinisë tregon angazhimin e PDK-së për energjinë dhe potencialin e rinisë, duke ofruar shpresë dhe mundësi për një të ardhme më të mirë në nivel lokal”, u shpreh i pari i subjektit, Memli Krasniqi.
Derisa edhe vet duke vlerësuar lart potencialin e tyre, Krasniqi u shpreh se me përkushtimin më të plotë ua dhanë të rinjve besimin për përgjegjësitë ndaj shtetit të Kosovës.