Shehu premton se shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit ndërkombëtare

Shehu premton se shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit ndërkombëtare

Zgjedhjet Lokale 2025 October 04, 2025 - 20:37

Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidati për një mandat të ri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ruzhdi Shehu, përmes një video-incizimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Qeverisja e kaluar e 12 viteve në Junik, ka shpenzuar me miliona euro në emër të shtratit të lumit Erenik, dhe ende nuk është si duhet.

Ai ka thënë se shtratit i Erenikut tani është më keq se kurr më parë, pasi sipas tij, kur nuk punohet me ndershmëri dhe me profesionalizëm rezultati gjithmonë është i tillë, raporton Zeri.info.

“Sidoqoftë, në mandatin tonë të dytë do të zgjidhim edhe këtë problem një herë dhe përgjithmonë. Gjatë mandatit tonë të dytë, shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit ndërkombëtare|, ka shkruar Shehu.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Qeverisja e kaluar e 12 viteve në Junik, ka shpenzuar me miliona euro në emër të shtratit të lumit Erenik. Mirëpo shtratit i Erenikut sot është më keq se kurr më parë. Ky është rezultati kur nuk punohet me ndershmëri dhe me profesionalizëm.

Sidoqoftë, në mandatin tonë të dytë do të zgjidhim edhe këtë problem një herë dhe përgjithmonë. Gjatë mandatit tonë të dytë, shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit ndërkombëtare.

Prandaj nevojitet mbështetja e secilit prej juve, në mënyrë që Juniku të mos rikthehet në duart e atyre që trupin e kanë në Junik e kokën në Deçan, prandaj asnjë projekt nuk e kanë realizuar siç duhet por vetëm e kanë dëmtuar buxhetin dhe imazhin e Junikut.

Urime të gjithve. Vazhdojmë +4 pa balotazh.