
Muhamet Selmani kërkon mandatin e katërt në Asamblenë e Prishtinës
Muhamet Selmani me numrin 17 në listën e PDK-së në Prishtinë për asamble komunale, po kërkon edhe një mandat nga qytetarët e kryeqytetit.
Slemani po kërkon mandatin e katërt, derisa sa ka dalenderuar qytetarët për besimin që ia kanë dhën gjatë tri mandateve si pjesë e Asamblesë Komunale.
Ai ka thënë se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar qëllimin e vetëm e ka për të vazhduar punën dhe përkushtim për projektet, që janë më se të domosdoshme, për të përmirësuar dhe ngritur mirëqenien e këtij qyteti dhe jetën e çdo qytetari dhe banori që ka zgjedhur për të jetuar këtu.
Selmani ka kërkuar që të votohet kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ndërsa ka kërkuar edhe votën për numrin 17 në listën për asamble.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar,
Familjar, shoqëri, bashkëvendas të mi si dhe ju qytetarë të ndershëm të Prishtinës tonë,
Dua t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e pafund për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme që më keni dhënë gjatë këtyre tre mandateve të kaluara që unë të jem përfaqësuesi juaj në kuvendin e komunës tonë. Besimi juaj ka qenë gjithmonë burim i pashtershëm i motivimit dhe forcës time për të punuar pa u ndalur për të mirën e qyteti tonë, ashtu si e duam të gjithë.
Me këtë frymë, dashuri e besim ju drejtohem dhe ju kërkoj mbështetjen tuaj, për të vazhduar së bashku këtë rrugëtim edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar në Asamblenë Komunale me qëllimin e vetëm për të vazhduar punën dhe përkushtim për projektet, që janë më se të domosdoshme, për të përmirësuar dhe ngritur mirëqenien e këtij qyteti dhe jetën e çdo qytetari dhe banori që ka zgjedhur për të jetuar këtu.
Qyteti jonë ka shumë probleme, si legalizimi i pronave dhe banesave, zgjidhja e kontesteve pronësore, mungesa e parkingjeve dhe hapësirave të gjelbrat e atyre në bashkëpronësi, nevoja për rritjen e subvencioneve për sportin, kulturën, bujqësinë e zhvillimin ekonomik, trafik dhe rrugë të mbingarkuara e shumë e shumë probleme tjera.
Prandaj ju ftoj të gjithëve të bashkoheni me ekipin e Uranit, ekip që po punon me zemër për Prishtinën tonë, dhe me dhanë kontributin tuaj për qytetin që ti don.
Ne ja kem nisë punës dhe nuk e kem ndërmend me u ndal e as me u dorëzuar.
Besimi dhe VOTA juaj për Uran Ismaili për kryetar të ardhshëm të Prishtinës dhe për mua si asamblisti juaj, janë nderi, obligimi dhe fuqia që na motivon për të quar përpara një vizion më të qartë se kurrë për këtë qytet.
Ne besojmë në këtë rrugëtim së bashku me ju, me po atë energji që e kemi nisur, sepse bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, një qytet më të jetueshëm dhe me një të ardhme më të begatë për të gjithë ne, sepse ashtu si ju as ne NUK KEM NJË PRISHTINË TË DYTË PËR TË JETUAR.
Me dashuri e respekt!
KOHA për PRISHTINËN!
Koha për Uran Ismailin Kryetar!
Muhamet Selmani #17