
Përkrahësit e LDK-së mezi i zë Salla e Kuqe: Tubim madhështor në mbështetje të Përparim Ramës për Prishtinën
Zgjedhjet Lokale 2025
September 30, 2025 - 22:45
Dega e IV e LDK-së i ka rezervuar pritje madhështore kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikur, e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Numri i qytetarëve pjesëmarrës ishte i madh, sa mezi i zuri Salla e Kuqe.
Kjo në mbështetje të madhe për mandatin e dytë të Ramës.
"Faleminderit, Dega IV! ", ka shkruar Rama.
Edhe kryetari Abdixhiku ishte i bindur në fitore.
"Prishtina sonte, Dega 4, ishte krejt e qartë. E qartë për fitoren tonë. E qartë për Përparim Ramën. E qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës", ka shkruar Abdixhiku.