Bekë Berisha ironizon me premtimet zgjedhore, premton linjë ajrore nga “Bregu i Diellit” në Fushë-Kosovë

Bekë Berisha ironizon me premtimet zgjedhore, premton linjë ajrore nga “Bregu i Diellit” në Fushë-Kosovë

Zgjedhjet Lokale 2025 September 30, 2025 - 11:09

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Bekë Berisha, ka ironizuar me disa premtime që po bëhen në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit.

Berisha ka publikuar një video, ku premton me humor linjën e re të aeroplanëve që lidh lagjen “Bregu i Diellit” me Fushë-Kosovën.

“Linja e re e aeroplanëve: ‘Bregu i Diellit’ – Fushë-Kosovë! Rezervo biletën tënde me zbritje”, thuhet në postimin e tij.

Më tej, ai shton se edhe ai di të bëjë humor, por Prishtinës i duhen ujë, rrugë dhe zhvillim, dhe se këto duhet të realizohen së bashku.