Përparim Rama nuk tërhiqet: Më 6 tetor i pres në debat të gjithë kandidatët
Foto: Laura Hasani

Përparim Rama nuk tërhiqet: Më 6 tetor i pres në debat të gjithë kandidatët

Zgjedhjet Lokale 2025 September 29, 2025 - 19:59

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ritheksuar zotimin e tij për debat më 6 tetor.

Pas ftesës për debat më 6 tetor, Rama ka thënë se qëndron pas premtimit që ka dhënë.

Ai ka theksuar se i pret të gjithë kandidatët më 6 tetor në Klan Kosova.

"Ju kam premtu që me të 6-tin do të jem në studio me të gjithë kandidatët për Prishtinën! Unë e mbaj fjalën! Aty do të jem, në Rubikon, dhe ju pres të gjithëve!", ka thënë Përparim Rama.