
Prej lloçit në rrugë, trotuare e hapësira për biçikleta – Rama paraqet ndryshimin e madh në “Muharrem Fejza”
Zgjedhjet Lokale 2025
September 29, 2025 - 13:58
Rruga “Muharrem Fejza” ka pësuar ndryshime të mëdha nën qeverisjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ky i fundit ka publikuar një video në rrjete sociale, duke shfaqur ndryshimin e madh.
Paraprakisht, rruga që njihet si prej zonave më të banueshme në kryeqytet kishte baltë e mungesë të hapësirave të gjelbra.
Sot atje ka rrugë të asfaltuara, trotuare e hapësirë për biçikleta.
“‘Muharrem Fejza’ dikur dhe sot”, shkroi Rama.
Ndryshimet në gjithë Prishtinën mund t’i shihni në platformën “Prishtina Work”.