
Shehu: Një tjetër premtim i realizuar nga projektet kryesore të qeverisjes sonë, janë investuar mbi 2 milionë euro
Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu, përmes një video incizimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sukset e tij në mandatin e parë të cilat ika përfunduar me sukses.
Shehu ka thënë se në mandatin e parë e ka përfunduar rrugën Junik - Restavicë me komplet infrastrukturën përcjellëse dhe standardet e fundit evropiane, ku përfshihet edhe ndriçimi SMART i realizuar pas 4 dekadave në Junik, raporton Zeri.info.
“Një tjetër premtim i realizuar dhe një nga projektet kryesore të qeverisjes sonë ku janë investuar mbi 2 milionë euro. Qarkullimi i mallrave dhe njerëzve në këtë rrugë është një hap më afër zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Komunën e Junikut”, ka shkruar Shehu.
Postmi i plotë
Të dashur junikas,
Në mandatin e parë kemi përfunduar rrugën Junik - Restavicë me komplet infrastrukturën përcjellëse dhe standardet e fundit evropiane, ku përfshihet edhe ndriçimi SMART i realizuar pas 4 dekadave në Junik.
Një tjetër premtim i realizuar dhe një nga projektet kryesore të qeverisjes sonë ku janë investuar mbi 2 milionë euro. Qarkullimi i mallrave dhe njerëzve në këtë rrugë është një hap më afër zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Komunën e Junikut.