
KQZ-ja merr disa vendime, miraton edhe planin e sigurisë për zgjedhjet lokale
Zgjedhjet Lokale 2025
September 17, 2025 - 15:29
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë disa vendime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, 2025, mes të cilave plani operacional i sigurisë në zgjedhjet lokale.
Në fillim të mbledhjes KQZ-së, bëri të ditur se jashtë Kosovës janë regjistruar 43.933 shtetas.
Në periudhën 25-ditore (17 shtator – 11 tetor 2025) rreth 43.933 shtetas deri më tani kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës.
Në mbledhjen e KQZ-së janë miratuar edhe disa vendime si: pagesa e stafit të angazhuar për votim, si dhe pjesëmarrje e KQZ-së si vëzhguese në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.