Tali komenton vendim e PZAP-së për rivotim në Istog

Zgjedhjet lokale 2017 November 29, 2017 - 17:06

Ish-deputeti Driton Tali ka reaguar përmes rrjetit social Facebook për vendimin e PZAP-së për rivotim në komunën e Istogut, shkruan Gazeta Blic.

Tali ka komentuar deklaratat e kandidatit të LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugovës që tha se ky vendim është i papranueshëm.

Ai ka shkruar se duhet të respektohen vendimet e institucioneve që janë të ndërtuara me mund e sakrificë.

Ky është statusi i tij i plotë:

LDK kundër PZAP-it: rivotimi në Istog i papranueshëm!!!

Per bese dita dites jane ka me deshprojne keta institucionalistat-rugoviste!!!

LDK ju lutem ne duhet t’ju besojme ketyre institucioneve qe i kemi ndertuar me aq munde e sakrifica. Nuk jane te perkryera ama jane tonat. Vendimet e tyre ne duhet t’i respektojme, pa marre parasysh se a na pelqejne! Kjo eshte fryma rugoviane! Tashti mos t’ua shpjegoje une juve rugovizmin ju lutem.

Nese per hire te krijimt te institucioneve dhe proceseve te rendesishme, ishit ne gjendje me ba Kadri Veselin kryekuvendar e Hashim Thacin president, ju lutem tashti per hire te proceseve qe na presin mos na humbin ju hala kohe me Istogun!

Të rekomanduara