Zyrtare: Këto janë rezultatet e zgjedhjeve në Mitrovicë
Zgjedhjet lokale 2017
October 23, 2017 - 14:50
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar të gjitha vendvotimet në komunën jugore të Mitrovicës, raporton “Zeri.info”.
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së Mitrovica do të shkojë përsëri në zgjedhje.
Valdete Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës do të përballet në balotazh me kryetarin aktual të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtirin e AKR-së, raporton “Zeri.info”.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Idrizi në këtë komunë ka arritur të mbledh gjithsej 9 mijë e 13 vota apo 29.63 për qind të votave.
Ndërkaq Agim Bahriti nga AKR-ja, ka arritur të mbledh 8 mijë e 222 vota apo 27.03 për qind të votave, raporton “Zeri.info”.
Pra në bazë të këtyre rezultateve preliminare diferenca e votave mes Idrizit e Bahtirit është 791 vota. /ZËRI/