Thellohet rezultati në Obiliq
Edhe pse zyrtarisht është përmbyllur procesi i numërimit të votave, KQZ-ja në ueb faqen e saj është duke procesuar të gjitha të dhënat raporton “Zeri.info”.
Në komunën e Obiliqit ka mbetur pa u procesuar vetëm edhe një vendvotim nga 35 sa kanë qenë gjithsej. Deri më tani KQZ-ja në këtë komunë ka procesuar 97.14 për qind të votave, raporton “Zeri.info”.
Në bazë të këtyre rezultateve në Obiliq është duke prirë Xhafer Gashi i AAK-së, i cili është edhe kryetar aktual.
Gashi deri më tani ka arritur të mbledh gjithsej 5 mijë e 689 vota apo 49.26 për qind.
Ndërkaq Muhamet Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka arritur të mbledh gjithsej 3 mijë e 172 vota apo 27.46 për qind, raporton “Zeri.info”.
Në bazë të këtyre rezultateve të deritanishme edhe Obiliqi do të shkojë në balotazh.
KËTU mund ti ndiqni rezultatet për Obiliqin.