Agim Aliu ‘mposhtë’ Svarqën, ky është rezultati befasues
Zgjedhjet lokale 2017
October 22, 2017 - 19:51
Ish-kryetari i Komunës së Ferizajt nga PDK, Agim Aliu, ka arritur që të dalë i pari në zgjedhjet e sotme, duke e mposhtur kështu kryetarin e deritanishëm, Muharrem Svarqa, raporton zeri.info.
Sipas rezultateve të para të dala nga sondazhi i Exit Poll-it, ish-kryetari Aliu ka arritur t’i marrë rreth 40% të votave në këtë komunë.
Megjithëkëtë, ndonëse Aliu ka mposhtur Svarqën me rezultat, PDK e LDK pritet të shkojnë në balotazh./Zeri
Më poshtë i gjeni rezutlatet e secilit kanididat të Komunës së Ferizajt, që mori në këto zgjedhje:
PDK: 39.5%
LDK: 31.1%
LVV: 23.0%
AAK: 4.3%
