PDK në Pejë: LDK-ja po bën shpifje të ulëta

Zgjedhjet lokale 2017 October 07, 2017 - 21:34


PDK dega në Pejë i ka cilësuar si shpifje deklaratat se kjo parti po shpërndan certifikata të veteranëve në këmbim të votës.

Me anë të një komunikate PDK-ja deklarimet e LDK-së i ka vlerësuar si “shpifje të ulëta”, që po vijnë nëkohë të zgjedhjeve.

Duke marrë shkas nga deklaratat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, se Partia Demokratike e Kosovës dega në Pejë, po shpërndan çertifikata të vetëranëve në shkëmbim të votës, nuk është asgjë tjetër pos shpifje e instrumentalizuar dhe që ka qëllim të caktuar.

“Prandaj përmes këtij reagimi po e informojmë opinionin publik, se Partia Demokratike e Kosovës dega në Pejë nuk ka të bëjë asgje në lidhje me ato që pretendon LDK përmes shpifjeve. Të gjitha këto i konsiderojmë si shpifje të ulëta, që vijnë në kohë zgjedhjesh pa asnjë argument”, thuhet në komunikatë.

“Nëse LDK ka argumente, le t’i paraqesë në prokurori, dhe ne si degë jemi të gatshëm të përballemi. PDK, dega në Pejë i përmbahet si çdo herë rregullave të lojës, respektimit te ligjit, fushatës së qetë e fer”, bëhet e ditur në njoftimin e PDK-së në Pejë.

Të rekomanduara