Dita e katërt, vazhdon fushata për zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale 2017 September 24, 2017 - 09:00

Sot vazhdon dita e katërt fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë një muaj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Përndryshe, gjatë këtyre ditëve subjektet politike kanë prezantuar para qytetarëve pjesë nga programi i tyre qeverisës, herë-herë duke akuzuar subjektet politike konkurrente.

Ne po ua sjellim agjendën e paraparë për sot:

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, shpalos programin për sportin. (Fusha e sportit “Princ”, prapa Komandës së KFOR-it, ora 11:00)

Nisma për Kosovën mban konventën elektorale, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 12:00)

AAK mban takim zgjedhor në Kamenicë. (Ora 13:30) Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti prezanton programi qeverisës. (Sheshin 21, ora 14:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri shpalos programin qeverisës. (Sheshi “Adem Jashari”, në Vushtrri, ora 17:00)

Partia Demokratike e Unitetit mban konferencë lidhur me gjendejn aktuale në vend, zgjedhjet lokale si dhe prezantimin e Kryetarit të Forumit Rinor të PDU-së. (Hotel Grand, ora 16:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, te parku i qytetit në Rahovec, do të ketë tubim elektoral me vreshtarë dhe verëtarë. (Lokali “Noven”, ora 16:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të ketë tubim elektoral me qytetarë të Komunës së Rahovecit. (Salla e Kulturës, ora 19:30)./insajder/

Të rekomanduara