Me rreth 80% të votave të numëruara, këta janë 10 kandidatët më të votuar të Aleancës
Zgjedhjet 2026
June 10, 2026 - 21:53
Vazhdon përditësimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sa i përket numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Aktualisht janë numëruar rreth 80% të votave, ku janë bërë të ditur edhe kandidatët më të votuar nga Aleanca.
Në krye të listës është Ardian Gjini me 32,645 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 29,438 vota dhe Daut Haradinaj me 22,284 vota.
Lista e 10 më të votuarve të AAK-së është si më poshtë:
Ardian Gjini – 32,645 vota
Ramush Haradinaj – 29,438 vota
Daut Haradinaj – 22,284 vota
Besnik Tahiri – 19,254 vota
Bekë Berisha – 15,840 vota
Burim Ramadani – 14,093 vota
Time Kadrijaj – 13,694 vota
Agim Çeku – 12,479 vota
Arber Tolaj – 11,727 vota
Albana Bytyqi – 7,856 vota .