Gjashtë ankesat e rrëzuara nga PZAP-i shkojnë në Supreme
Zgjedhjet 2025
February 05, 2026 - 14:25
Gjykata Supreme ka pranuar gjashtë ankesa pas rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pranimin e ankesave e ka konfirmuar për “Zërin” Antigona Uka-Lutfiu, udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën Supreme.
Të gjashtë ankesat janë drejtuar në Supreme në lidhje me vendimet e PZAP-it.
Një ankesë është dorëzuar nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, një ankesë nga Koalicioni PAI-PDAK-LPB, një nga Emilia Rexhepi (NDS), një nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka-NDS), Prizren dhe dy ankesa nga Bekim Haxhiu.
Afati i vendosjes për këto ankesa, në Gjykatën Supreme, është pesë ditë. /Zëri