Rinumërimi i votave në QNR, rreth 70% e vendvotimeve të përfunduara
Zgjedhjet 2025
January 26, 2026 - 10:50
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.
Nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026, ora 18:00, deri më 26 janar, ora 10:00, janë rinumëruar rreth 67%, ose 1.729 nga 2.557 vendvotime.
Procesi i rinumërimit është mbyllur në 24 komuna.
Rezultatet e rinumërimit të çdo vendvotimi janë të publikuara në platformën e KQZ-së për rezultate, në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.
KQZ-ja ka bërë të ditur se rinumërimi do të vazhdojë deri në përfundimin e listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendimi, duke siguruar transparencë dhe korrektësi në procesin zgjedhor.
