Rinumërohen 65% e vendvotimeve

Rinumërohen 65% e vendvotimeve

Zgjedhjet 2025 January 25, 2026 - 16:40

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nga fillimi i procesit më 13 janar 2026 dhe deri më 25 janar, janë rinumëruar 1,662 vendvotime nga gjithsej 2,557, duke përbërë 65% të totalit.

Rezultatet pas rinumërimit të çdo vendvotimi mund të ndiqen në platformën e KQZ-së për rezultate.

Image