Rinumërimi sjell surpriza, kush po fiton vota?
Rinumërimi i votave ka sjellë ndryshime në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, duke reflektuar rritje të numrit të votave për disa kandidatë të partive politike.
Të dhënat e fundit tregojnë se procesi i rinumërimit ka ndikuar në përmirësimin e rezultateve për kandidatë të caktuar kur janë rinumëruar mbi 50% të votave.
Numri më i madh i votave është shtuar për kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Arianit Tahiri, të cilit i janë shtuar 875 vota deri tani, shkruan Zeri.info.
Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje i pari me më shumë vota pas rinumërimit është Alban Bajrami, me 225 vota më shumë.
Paris Guri nga LDK-ja ka shtuar edhe 380 vota, ndërsa Agim Çeku nga AAK-ja ka tani 69 vota më shumë.
Më poshtë gjeni 4 top-kandidatët që po fitojnë vota pas rinumërimit.



