Rinumërohen 687 vendvotime, nga 2557 gjithsej
Zgjedhjet 2025
January 20, 2026 - 08:01
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve, ku KQZ-ja ka marrë vendimin të rinumërohen 2557 vendvotime.
Deri më tash, duke u bazuar në përditësimin e fundit (07:40), janë rinumëruar 687 vendvotime, ku po vazhdon të ketë lëvizje te votat e kandidatëve për deputetë.
Nga përditësimi i fundit i KQZ-së, LVV-ja del t’i ketë marrë 47.45% të votave, PDK-ja 27.35%, LDK-ja 10.32% dhe AAK-ja 3.51%.
