Cakolli: Shtrimi i debatit se kush ka vjedhur më shumë ose më pak vota është padituri ose mbrojtje e hajnisë

Cakolli: Shtrimi i debatit se kush ka vjedhur më shumë ose më pak vota është padituri ose mbrojtje e hajnisë

Zgjedhjet 2025 January 17, 2026 - 17:25

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar për debatin që po zhvillohet në vend për manipulimet me vota që janë bërë brenda partive politike.

Cakolli përmes një shkrimi në profilin e tij, ka thënë e shtrimi i debatit në formën se kush ka vjedhur më shumë ose më pak, është mbrojtje e hapur e hajnisë.

“Mos me ta marrë mendja që, pas gjithë këtij “zhvillimi shoqëror”, vijmë në pikën kur militantët e hibridët partiak relativizojnë manipulimin e votave duke u përpjekë me zhvendosë debatin te “kush ka manipuluar më shumë”, e jo te pyetja thelbësore: a ka pasur manipulim apo jo. Madje, për disa, paska ma shumë rëndësi gjatësia e kolonave në grafe sesa faktet, emrat dhe numrat konkretë. Logjika e tyre është e tipit “po, kemi keqpërdorë, po tjerët edhe ma shumë””.

“Çdo përpjekje me e kthy krimin elektoral në garë krahasimore partiake është ose padituri, ose mbrojtje e hapur e hajnisë. Në të dyja rastet, është pjesë e problemit. Sepse përgjegjësi duhet me dhanë krejt, për secilën votë – dhe në burg duhet me përfundu secili që ka manipulu, pa përjashtim”, ka shkruar Cakolli.