Rinumërohen 216 vendvotime, nga 914 gjithsej
Foto: Laura Hasani

Rinumërohen 216 vendvotime, nga 914 gjithsej

Zgjedhjet 2025 January 16, 2026 - 08:11

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve, për të cilat KQZ ka marrë vendim të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).

Nga rezultatet e deritanishme prin LVV-ja me 46,16%, duke u pasuar nga PDK-ja 20,94% e LDK-ja e treta me 11,16% dhe AAK-ja ka marrë 5,06%.

Image