Mbyllet numërimi i votave me postë të mbërritura në Kosovë, mbi 3 mijë pako ende jashtë vendit
Foto: Laura Hasani

Mbyllet numërimi i votave me postë të mbërritura në Kosovë, mbi 3 mijë pako ende jashtë vendit

Zgjedhjet 2025 January 08, 2026 - 08:16

Numërimi i votave me postë që kanë arritur deri tani në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 ka përfunduar plotësisht. Por ende nuk janë sjellë në Kosovë edhe 3 mijë e 185 pako me fletëvotime të tërhequra nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404).

Sipas të dhënave zyrtare, janë procesuar 145 nga 145 vendvotime, ose 100 për qind e totalit.

Nga rezultatet e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 72,62 për qind, përkatësisht 30 mijë e 611 vota.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10,27 për qind, ose 4 mijë e 331 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 9,14 për qind, respektivisht 3 mijë e 854 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 3,93 për qind, ose 1 mijë e 657 vota.

Image