Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Foto: Laura Hasani

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zgjedhjet 2025 January 07, 2026 - 23:07

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë më shumë se 400 mijë vota në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.

Sipas të dhënave nga numërimi i 99.82 për qind të votave, Kurti ka marrë më shumë vota krahasuar me zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit 2025, kur kishte fituar 337 mijë e 791 vota.

Në këto zgjedhje, edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka marrë 315 mijë e 138 vota. Me këtë rezultat, ai renditet ndër kandidatët më të votuar në vend.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë, duke siguruar tashmë 51 për qind të votave.