Numërohen 75% të votave me postë, LVV-ja prin bindshëm me 72.17 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë përditësimet e fundit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), rreth votave me postë, shkruan Zeri.info.
Deri më tani KQZ-ja ka procesuar 75 për qind të votave me postë, ku bindshëm është duke udhëhequr me vota Lëvizja Vetëvendosje.
Nga votat me postë, LVV-ja ka marrë deri më tani 14 mijë e 272 vota apo 72.17 për qind, shkruan tutje Zeri.info.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), deri më tani ka marrë 2 mijë e 100 vota apo 10.62 për qind, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës (PDK), deri më tani nga votat me postë ka marrë gjithsej 8.26 për qind apo 1 mijë e 634 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka arritur që deri tani të mbledh 912 vota apo 4.61 për qind.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit të KQZ-së. /Zëri
