Numërohen afër 73% të votave me postë, LVV-ja prin bindshëm me 72,56 për qind
Foto: Laura Hasani

Numërohen afër 73% të votave me postë, LVV-ja prin bindshëm me 72,56 për qind

Zgjedhjet 2025 January 05, 2026 - 07:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke bërë përditësimet nga procesimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, shkruan Zeri.info.

Sipas rezultateve të deritanishme, nga votat me postë, janë procesuar 72,83 për qind.

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 72,56 për qind, ose 13 mijë e 917 vota.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila deri më tani nga votat me postë ka marrë 2 mijë e 36 vota, ose 10,62 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deri më tani ka arritur që të marrë 1 mijë e 571 vota, ose 8,19 për qind, shkruan tutje Zeri.info.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë deri më tani 908 vota, ose 4,73 për qind.

KËTU mund t’i shikoni në kohë reale të gjitha përditësimet që bëhen nga KQZ-ja. /Zëri