Numërohen të gjitha votat nëpër përfaqësi diplomatike, LVV-ja merr 86.75 për qind
Zgjedhjet 2025
January 04, 2026 - 08:14
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), janë procesuar të gjitha votat që kanë ardhur nga përfaqësitë diplomatike, shkruan Zeri.info.
Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje nga ky votim në diasporë ka marrë 13 mijë e 899 vota apo 86.74 për qind.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila nëpër përfaqësi diplomatike ka marrë 973 vota apo 6.07 për qind, shkruan tutje Zeri.info.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me vetëm 762 vota apo 4.76 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nëpër përfaqësi diplomatike ka arritur që të marrë 255 vota apo 1.59 për qind.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale të gjitha përditësimet që bëhen nga KQZ-ja. /Zëri
