Një javë nga zgjedhjet – vazhdon numërimi i votave me postë, ja kandidatët më të votuar nëpër parti
Foto: Laura Hasani

Një javë nga zgjedhjet – vazhdon numërimi i votave me postë, ja kandidatët më të votuar nëpër parti

Zgjedhjet 2025 January 04, 2026 - 08:06

Janë bërë një javë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat i fitoi bindshëm Vetëvendosja me 50.16 për qind

Në vendin e dytë u radhit Partia Demokratike e Kosovës (20.66%), ndërsa e treta Lidhja Demokratike e Kosovës (13.42).

AAK arriti t’i sigurojë 5.6 për qind të votave, ndërsa Nisma e Fatmir Limajt nuk e kaloi pragun.

Deri tash janë numëruar votat e rregullta dhe votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Aktualisht janë duke u numëruar votat me postë, e pas tyre vijnë votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.

Kandidatët më të votuar nëpër parti:

LVV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla.

PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari.

LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili.

AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku.