75% e votave të numëruara nga përfaqësitë diplomatike, ky është rezultati i partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë përditësimet e fundit nga Qendra e Numërimit të Rezultateve (QNR), rreth votave nëpër përfaqësi diplomatike, shkruan Zeri.info.
Sipas rezultateve të deritanishme, nga 75 për qind e votave sa janë procesuar Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 87.15 për qind apo 8 mijë e 910 vota.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila nga votimi nëpër përfaqësi diplomatike deri më tani ka arritur të mbledh gjithsej 562 vota apo 5.50 për qind, shkruan tutje Zeri.info.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që ka arritur deri më tani të mbledh vetëm 498 vota apo 4.87 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nëpër përfaqësi diplomatike ka arritur të marrë gjithsej deri më tani 163 vota apo 1.59 për qind.
KËTU mund t’i shihni në kohë reale të gjitha përditësimet e KQZ-së rreth numërimit të votave. /Zëri
