Numërohen 65% të votave nga përfaqësitë diplomatike, LVV-ja dukshëm e para
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Numërohen 65% të votave nga përfaqësitë diplomatike, LVV-ja dukshëm e para

Zgjedhjet 2025 January 02, 2026 - 23:43

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike.

Nga 65 % të fletvotimeve të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e ka thelluar epërsinë ndaj partive tjera.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 87.46% apo 7,127 vota.

PDK e dyta me 5.52% apo 450 vota, e ndjekur nga LDK me 4.70% apo 383 vota.

Në vendin e katërt, pestë dhe të gjashtë janë AAK, KDTP dhe Nisma me 1.44%, 0.33% respektivisht 0.26%.